• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Rajoni Të gjitha

    Vuçiç nuk ishte aty, por e di se çfarë i kërkuan kryeministrit këshilltarët e Merkel


    Këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel ndodheshin në një vizitë në Prishtinë ku u takuan edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, duke vijuar më pas vizitën drejt Beogradit. Për vizitën në Prishtinë, presidenti Vuçiç e di se për çfarë kanë folur dhe cila ka qenë kërkesa e këshilltarë për Haradinaj. Në një intervistë për median serbe, Vuçiç ka thënë se këshilltarët i kanë kërkuar që të hiqet taksa ndaj mallrave serbe me 100% që ka bllokuar edhe procesin e dialogut mes dy vendeve, që më pas të dalin me një marrëveshje e të kenë mundësi të integrohen në BE.
    E ndërsa për takimin në Beograd, Vuçiç tha se tema e diskutimeve në Beograd kanë qenë raportet e Serbisë me Kosovën dhe ruajtja e stabilitetit në rajon.

    Kujtojmë se BE i ka kërkuar shpesh herë Kosovës të heqë taksat e të mos shtojë konfliktin në Ballkan, të njëjtën këshillë i ka dhënë edhe Amerika por deri tani kemi të bëjmë me rezistencë të kryeministrit Haradinaj i cili kërkon njohje të Kosovës nga Serbia e më pas heqjen e taksës për mallrat serbe. Për marrëveshjen mes dy vendeve flitet edhe për ndryshime kufijsh, por disa kohë më parë Merkel ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve, për shkak të rritjes së tensioneve mes dy vendeve./ Tiranapost.al. E.B