Aktualitet

Vuçiç je hajdut! Vazhdojnë protestat në Serbi

Vuçiç je hajdut! Vazhdojnë protestat në Serbi

Mijëra njerëz marshuan në Beograd, kryeqytetin Serb mbrëmë në shenjë protestë kundër sundimit të presidentit Aleksandër Vuçiç. Sipas mediave serbe, u mblodhën të paktën 10 mijë njerëz, ndërkohë që kjo protestë ka filluar që para tetë javësh në çdo fundjavë. Ata shprehen kundër politikave të partisë së tij Progresiste Serbe, kryesisht ndaj mediave dhe reformave zgjedhore. Këto protesta organizohen nga Aleanca për Serbinë, një grupim i 30 partive dhe organizatave të opozitë atje. Protestuesit u panë me pankarta në duar ku lexojej: Tani ka filluar, e ndërkohë që bërtisnin: Vuçiç Hajdut.

Një nga protestuesit tha: Kemi vetëm një kërkesë, që ky regjim të zhduket. Ne duam zgjedhje, por të lira.

E ndërkohë që Vuçiç u shpreh pak kohë më parë se nuk përkulet para kërkesave të opozitës për reformat në sistemin zgjedhor apo rritjen e lirisë së medias, edhe nëse dalin 5 milion njerëz në shesh. Ljiljana Zivanovic, një protestuese 64 vjeç thotë: Presidenti ynë kontrollon të gjitha mediat, jam e pakënaqur ndaj kam dalë në shesh. Elita qeverisëse nuk mendon për ne popullin. Më ka ardhur në majë të hundës gjithë ky korrupsion që po ndodh këtu./ Artikulli i marrë nga RT/ Për Tiranapost.al E.B

At least 10,000 people were estimated to have taken part in the march in Belgrade on January 19.

http://www.tiranapost.al/protesta-ne-serbi-reagon-vucic-edhe-5-milion-te-dilni/