• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Vuçiç i kërkon ndihmë, presidenti Macron bën apel për dialog Kosovë-Serbi


    Pas takimit me presidentin e Serbisë ditën e sotme i cili i shprehu shqetësimin e tij për taksën e vendosur nga Kosova, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Europa duhet të mbështesë rinisjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Madje ai premtoi se do të angazhohet personalisht për këtë çështje.

    “Së bashku me presidentin Vuçiç ishim shumë të sinqertë në bisedime. Unë do të organizoj një takim të postaçëm me udhëheqësit e Kosovës, kryeministren e Serbisë dhe kancelare Merkel. Franca është e angazhuar për arrritjen e një marrëveshjeje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe ne duam që kjo të shndërrohet në fakt. Përgjegjësia jonë është të japim mbështetje për stabilitetin e rajonit”, tha Macron gjatë një konference për shtyp nga Beogradi ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

    I pyetur nëse Franca mund të ofrojë një zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialodut, Macron u shpreh shkurtimisht: “Nuk jam këtu për të dhënë leksione! Nuk kam përgjigje, nuk ka zgjidhje magjike as në xhepin tim, as në atë të Gjermanisë, të Shteteve të Bashkuara apo të Rusisë”.

    Kujtojmë se dialogu Prishtinë-Beograd u ndërpre gati një vit më parë, pasi kryeministri Haradiaj njoftoi vendosjen e taksës për prodhimet serbe. Dhe tashmë Beogradi kërkon pezullimin e taksës për vijimin e dialogut, por Prishtina zyrtare e ka bërë të qartë se pa njohjen nga Serbia, nuk do të ketë pezullim të kësaj takse. /Tiranapost.al/

    Haradinaj komenton vizitën e Macron në Serbi dhe jep mesazhin e fortë për Kosovën