Aktualitet

Vuçiç akuzohet bashkë me vëllain nga opozita për kultivim kanabisi

Vuçiç akuzohet  bashkë me vëllain nga opozita për

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe vëllai i tij Andrej akuzohen nga opozita se janë të përfshirë në fermën me marijuanë që u zbulua në Beograd.

Akuzat nisën pas sekuestrimit të 4 tonëve kanabisi të kultivuar në një fermë organike në periferi të kryeqytetit. Policia arrestoi pronarin, i cili kishte kërkuar subvencione shtetërore për rritje kërpi për veti psikoaktive. Aktivistët akuzuan Vuçiçin dhe vëllain e tij për mbrojtjen e fermerit.

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë i hodhi poshtë të tilla pretendime e tha se e mirëpret kallëzimin e bërë ndaj tij pasi më në fund, do të dalë në dritë se kush gënjen.

Këto akuza vijnë pak muaj pas zgjedhjeve që do të mbahen në prill të 2020-s, ndërkohë që kundërshtarët kanë zhvilluar protesta masive kundër stilit të tij autokratik të qeverisjes që i ka zënë frymën medias./ Tiranapost.al