• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Vritet për një vend parkimi 22-vjeçari në Laç


    Një 22-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Laçit pas sherrit për një vend parkimi.

    Viktima mësohet se është Viktor Shkorreti, ndërsa ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Laçit.

    Fillimisht pati një përplasje verbale për vendin e parkimit që degjeneroi në përdorimin e një arme, pasi autori qëlloi me breshëri ndaj të riut.

    Policia ka ngritur post-blloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Kujtojmë se mijëra pelegrinë janë nisur sot drejt kishës në Laçit, pasi 12-13 qershori shënon festën e Shna Ndout./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në t[email protected] ose 068 408 1690