Aktualitet

Vritet në derën e shtëpisë babai i tre fëmijëve në Dukagjin

Vritet në derën e shtëpisë babai i tre fëmijëve

Ekzekutohet në derën e shtëpisë një 43-vjeçar në fshat të Dukagjinit. Viktima është Gjergj Krygja, baba i tre fëmijëve, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:40 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër.

Dyshimet e para janë se vrasja ndodhi për një konflikt të mundshëm për shfrytëzimin e pyjeve, për të prerë drunj.

Krygja jetonte në Shkodër, por ndodhej në shtëpinë në fshat pasi kishte shkuar për të mbledhur zahiretë e dimrit.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar motivet dhe autorët e vrasjes./ Tiranapost.al