Aktualitet

Vriten 11 taksistë, po ktheheshin nga funerali i kolegut të tyre

Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona, teksa ata ktheheshin me një minibus nga njëvarrim. Mësohet se të 11 personat ishin taksistë në një kompani, që kishin shkuar në funeralin e kolegut të tyre.

Katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën KëaZulu-Natal në Afrikën e Jugut. Policia po heton për motivin e sulmit.

Tensionet mes grupeve të shoferëve të taksive që udhëtojnë në të njëjtat rrugë, ndonjëherë kalojnë në dhunë vdekjeprurëse në Afrikën e Jugut.

Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Afrikën e Jugut. Taksitë minibus janë mënyra e transportit më e përdorur në Afrikën e Jugut dhe historikisht ka pasur një luftë mes grupeve të ndryshme për klientët dhe për rrugët më fitimprurëse. Luftë që është shndërruar edhe në tragjedi.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i përkthyer nga Metro.co.uk. Copyright Tiranapost.al

Image result for taxi drivers south africa