Sipas CNN, një djalë 21-vjeçar nga Amerika u arrestua për vrasjen e të dashurës së tij dhe postimin e fotove të trupit në Instagram e në një platformë tjetër.
Bianca Devins 17 vjeçe në Utica, New York u vra me mjete të ftohta nga Andrew Clark të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes postoi foton e trupit të saj duke shkruar “Më fal Bianca”. Fotoja qëndroi në rrjete sociale për 12 orë.
Më pas Instagrami doli me një deklaratë: “E hoqëm imazhin dhe bllokuam llogarinë e Instagramit. Kemi filtra që i identifikojnë raste të tilla”.
Clark lajmëroi policinë, nxori trupin e saj në rrugë, lajmëroi policinë dhe e regjistroi gjithë momentin para mbërritjes së tyre.
Vajza ishte influencuese me rreth 35 mijë ndjekës. Familja e viktimës bëri një deklaratë për shtyp ku shkruante: “Bianca ishte një artiste e talentuar, një motër, vajzë, kushërirë e adhurueshme”.
Clark akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe rrezikon të përballet me 25 vjet burg.
*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.
