Aktualitet

Vrau gruan me pistoletë se dyshonte për tradhti, gardisti tenton vetëvrasjen në burg

Vrau gruan me pistoletë se dyshonte për tradhti, gardisti tenton

Dy ditë pasi vrau gruan me armën e shërbimit, gardisit Alket Arapaj ka tentuar të vrasë veten në ambientet e paraburgimit në Policinë e Tiranës. Mësohet se në deponimet e tij, Arapaj ka dhënë versione kontradiktore për ngjarjen dhe motivet e saj.

Dhe e vetmja pendesë që shprehur, ka qenë për vajzës e tij të mitur, vetëm 3 vjeç.

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, Arapaj ka thënë se ishte xheloz për gruan dhe kjo duket të jetë bërë shkak për mosmarrëveshjet në çift. Madje e ndjera, Ervilma Seferi i kishte kërkuar edhe divorcin pak muaj më parë, raporton Abc News.

Pas këtyre konflikteve, Alket Arapaj ka vravë gruan e tij mëngjesin e së hënës me armën e shërbimit, në zonën e Alliasit në kryeqytet. /Tiranapost.al/