Aktualitet

Vrau efektivin e RENEA-s në Lazarat/ Burg për jetë për Arbion Alikon

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimim për 11 të akuzuarit për sulmin kundër forcave të rendit, në aksionin e Policisë të zhvilluar në vitin 2014, në fshatin Lazarat për shkuljen e kanabisit që kultivohej atje.

Gjatë shkëmbive të zjarrit mbeti i vdekur efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha. Për vrasësit e tij Arbon Aliko dhe Barjam Boçi, gjykata ka dhënë dënimin maksimal atë me burgim të përjetshëm. Seanca është shoqëruar me debate të tensionuara mes trupit gjykues dhe familjarëve të të pandehurve.

Dënimi për 11 të arrestuarit:

1.Arbion Aliko burgim të përjetshëm

2.Barjam Boci të përjetshëm

3.Elvin Boçi 35 vjet,

4.Alban Aliko, 20

5.Ruhan Hirja 15

6.Iliaz Xhaferraj 15

7.Dervish Gaba 15

8.Elson Kazma 18

9.Klodian Selimi 13

10.Xhulio Malo 10

11.Oltion Proko 9

K.H/ tiranapost.al