Aktualitet

Vrau 8 kushërinjtë, Ritvan Zykaj vizitohet për herë të parë në qeli nga vëllai

Vrau 8 kushërinjtë, Ritvan Zykaj vizitohet për herë të

Nëntë muaj kanë kaluar nga masakra e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau 8 të afërmit të tij dhe për herë të parë ai është vizituar nga i vëllai.

Vizitori është prezantuar si vëllai i autorit të krimit dhe është personi i parë që e takon brenda qelisë të akuzuarin.

Deri më tani asnjë prej të familjarëve nuk ka pranuar të takojë Zykajn. Sipas burimeve për “Abcnews”, ky i fundit nuk është habitur nga vizita e vëllait dhe madje nuk kërkoi asgjë prej tij.

Gjatë këtyre muajve në izolim Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd, ndërsa gardianët kanë dëshmuar se dëgjohet të flasë shpesh me veten.

Gjykata ende nuk ka marrë një vendim për të lidhur me vrasjen e 8 familjarëve, ndërsa Zykaj u shprej pas arrestimit se i kreu vrasjet pasi e quanin hajdut të pulave./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/masakra-e-selenices-kerkohet-burg-perjete-per-ritvan-zykajn/