Botë Te gjitha

Vrau 17 nxënës në SHBA, Prokuroria kërkon dënim me vdekje për Nicola Cruz


Ditën e sotme është zhvilluar seanca e rradhës gjyqësore kundër Nicolas Cruz, adoleshentit amerikan që kreu vrasje masive në gjimnazin e tij në Florida të SHBA-së ku humbën jetën 17 të rinj.

Pas shqyrtimit të fakteve të mbrojtjes, prokuroria ka kërkuar dënimin me vdekje për Cruz i cili ka qenë i heshtur gjatë gjithë seancës dhe nuk ka reaguar, pothuajse fare duke mbajtur kokën ulur, teksa mbrojtja dhe padia depozitonin faktet dhe qëndrimet e tyre.

Në javët në vijim pritet që të merret vendimi përfundimtar. Kujtojmë se ndryshe nga BE që e ka nxjerrë të jashtëligjshëm dënimin me vdekje, disa shtete në SHBA, përfshirë dhe Florida e kanë të lejueshme në legjislacion vdekjen, si dënim për krime tejet të rënda. K.H/ tiranapost.al