Aktualitet

Vrasje për hashash në Korçë

Një tjetër vrasje për hashash. Disa pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Braçanj të Devollit të tjera detaje kanë dalë.

Sipas policisë dyshohet se vrasja me mjete të forta e 44-vjeçarit Zarif Alliu mund të jetë pasojë e konflikteve për prishjen e pazareve të drogës.

Vendi ku ndodhi vrasja, përveç kalimit ilegal të klandestinëve drejt Greqisë, përdoret edhe si vend shkëmbimi i ngarkesave të hashashit mes trafikantëve.

Viktimës dhe dy shokëve të tij u kanë marrë një shumë prej 10 mijë lekësh të reja dhe telefonat celularë. Sipas deklarimeve, ata janë përleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit, ndërsa dyshohet se përveç viktimës, ka pasur të plagosur edhe nga grupi i agresorëve.

Policia ka krehur të gjithë zonën, ndërsa, sipas dëshmitarëve, banorë në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja, tre personat kanë kërkuar ndihmë duke trokitur në banesat e tyre.