AktualitetKronikë e zezëTe gjitha

Vrasje me breshëri plumbash në Shkodër


Shkodra është tronditur nga një vrasje me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit.

Sipas policisë viktimë e breshërisë së plumbave ka mbetur shtetasi i identifikuar si Fatbardh Lici, 53 vjeç, banues në lagjen Guerile në Shkodër. Viktima është vëllai i Mustafa Licit, kryetar i partisë
‘Mendimi i Djathtë Liberal’, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kunati i Lul Kullës, i njohur si “i forti” i Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore, të cilat kanë filluar hetimet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen dhe me autorin e krimit.

Ky pos u realizua nga E.B. Lajmi i referohet njoftimit të policisë Shkodër. Copyright Tiranapost.al.