Aktualitet

Vrasja tronditëse në Tiranë/ Ish polici e ndjente rrezikun, i ngujuar dhe me kamera në çdo cep të shtëpisë

Vrasja tronditëse në Tiranë/ Ish polici e ndjente rrezikun, i

U raportua fillimisht për një vëlla të vrarë thuajse në të njëjtin vend ku u ekzekutua sot me 10 plumba, Arben Bilali, ish punonjës policie, 50 vjeç, pranë shkollës në Selitë, “At Zef Pllumi”. Por flitet se atij përveç vëllait Leonardo që është vrarë në vitin 2008, i kanë vrarë një tjetër vëlla në vitin 1998 me emrin Bujar Bilali, me autorët që ende nuk janë kapur.

Nga vendngjarja, gazetarja e News 24 raporton se Arbeni kishte prej kohësh i ngujuar dhe shtëpia e tij ishte e rrethuar në çdo cep nga kamerat, ndërkohë që mësohet se gruaja e tij, ka një post drejtues në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Ka dyshime se viktima ka qenë duke ecur, nisur nga plumbat e shumtë që ka marrë në trup, por ende nuk është ndërtuar skena e vrasjes. Mësohet se vrasësit, ose vrasësi nëse ka vepruar i vetëm është larguar me një makinë të tipit Benz.

Në vendngjarje kanë ngelur gëzhojat, e ndërkohë që grupi hetimor shpreson se mund të nxirren shenja gishtërinjsh nga gëzhojat e mbetura dhe nga identifikimi i makinës. Sa i përket ngjarjes, Arben Bilali u vra sot rreth orës 14:35, dhe për shkak të plagëve ndërroi jetë në spital. Atij i është bërë edhe një atentat në maj të vitit 2010, nga ku mbeti i plagosur./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

Image result for Arben Bilali

http://www.tiranapost.al/dalin-detaje-te-reja-ish-policin-e-vrane-ne-te-njejtin-vend-ku-u-ekzekutua-vellai-tij-9-vite-pare/