Aktualitet

Vrasja në Shkodër/Gazetari i kronikës tregon detajet dhe kush janë ekzekutorët

Vrasja në Shkodër/Gazetari i kronikës tregon detajet dhe kush

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një koment për atentatin e rëndë të ndodhur në Shkodër ku mbeti i vrare Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj.

“Shkodra është goditur sërish nga një vrasje e ndodhur në një nga zonat me te populluara te qytetit ku ka mbetur i vrarë Fatos Ferracaku dhe është plagosur Fatmir Mehaj.

Te dhënat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, një njeri pa asnjë problematike ne te shkuarën, përveç faktit se është djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonën e Livadheve…

Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkodër i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkëshortes se tij Silvi Ndocaj, është ne vijim e siper. Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkodër pavarësisht nga goditja e grupit Bajri nuk është zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lëne gjurme, gjate verës se këtij viti.

Pergjigja qe mora ishte:”Kriminelet kokat lëngshin”…

Por atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtësisht te pafajshëm Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodrën me këmbë, te madh e te vogël, dhe ngjarja e sotme te markat e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshëm….

Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret janë vrasës me pagese, ndërsa urdhëruesi dhe truri i këtij atentati është duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar…

Ngushëllime familjeve te viktimave ne Shkodër. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, “mos ki mëshire per ata qe skuqin rrugët e Shkodrës me gjakun e qytetareve te pafajshëm”…”, shkruan ai Artan Hoxha.