• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Vrasja në Rrëshen, viktima u qëllua me armë në sy të dy fëmijëve të mitur


    Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Rrëshenin. Një 48-vjeçar i identifikuar si Armando Gjini u vra me armë zjarri brenda automjetit të tij ku ndodhej bashkë me fëmijët e mitur.

    Atentati raportohet se ndodhi në sy të dy fëmijëve të viktimës i njohur dhe me emrin Tonin Gjini.

    Vrasja ndodhi pranë katedrales në qendër të qytetit të Rrëshenit rreth orës 11:30.

    Bashkëshotja e Gjinit kishte zbritur nga automjeti për t’u ndalur pranë një dyqani, moment i cili është shfrytëzuar nga autorët për ta qëlluar shënjestrën e tyre.

    Po në 6 maj të këtij viti, Gjini mundi t’i shpëtonte një atentati me eksploziv ndërsa ishte bashkë me fëmijët.

    Viktima ishte pjesë e grupit të Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike. Armando Gjini u arrestua në maj të vitit të kaluar, por u lirua nga burgu 4 ditë pas arrestimit./ Tiranapost.al