Aktualitet

Vrasja misterioze e 55 vjeçarit në Dukagjin, në pranga i afërmi i tij si i dyshuar

Vrasja misterioze e 55 vjeçarit në Dukagjin, në pranga i

Një person i arrestuar si i dyshuarit kryesor i vrasjes së 55 vjeçarit Lazër Arraj në Dukagjin. Për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, policia e Shkodrës ka arritur të vërë në pranga një person dhe sipas burimeve për televizionin Neës 24, në pranga ka rënë djali i djalit të xhaxhit të viktimës Lazër Arraj, ndërkohë që janë shoqëruar babai ( djali i xhaxhait të viktimës) dhe vëllai i tij.

Nuk ka asnjë detaj më shumë për emrin e të arrestuarit, por mësohet se është personi i parë që lajmëroi dje plicinë, për 55 vjeçarin e gjendur të pajetë në rrugë.

Kujtojmë se 55 vjeçari u vra me dy plumba në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës, në Malësinë e Dukagjinit.

Image result for Lazër Arraj

Fotoja e publikuar nga Gazeta Mapo 

I njohur edhe si Lazër Pjetrushi, viktima jetonte në Shkodër por kishte shkuar në fshat për të mbledhur zahiretë e dimrit. Motivet e ngjarjes nuk bëhen me dije deri tani./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/vrasje-me-arme-zjarri-ne-shkoder-identifikohet-viktima/