Aktualitet

Vrasja e Ivanoviç, reagon BE: Dënojmë aktin, por palët të ruajnë qetësinë

Për vrasjen e politikanit serb, lider i partisë së serbëve për Liri dhe Demokraci në Mitrovicën Veriore ka reaguar edhe Bashkimi Europian. BE dënon me forcë aktin ndaj Oliver Ivanoviç dhe i kërkon autoriteteve të mos kursejnë përpjekjes për të gjetur autorët dhe për ti çuar ata para drejtësisë. Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç doli në një njoftim për shtyp ku tha se BE u bën thirrje palëve të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen.

Përsa i përket ngjarjes, jepen detaje të treja, ku thuhet se Ivanoviç u qëllua në orën 8:10 pranë zyrës së tij në Rrugën Sutjeska në qytetin verior të Mitrovicës. Pasi ka marrë 4 plumba, ishte shtrirë në tokë dhe një njeri e ka parë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Më pas kolegët e partisë së tij kanë dalë nga ndërtesa të frikësuar dhe i qëndruan pranë. U dërgua në spital por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Deklarata shton se rreth një orë më vonë makina Opel Astra u gjet e djegur në një anë tjetër rruge në Mitrovicë dhe policia beson se  makina është përdorur nga autorët. Televizioni shtetëror serb thotë se delegacioni i vendit ka dalë nga një dialog i ndërmjetësuar nga BE me udhëheqësit e Kosovës pas vrasjes së politikanit kryesor serb në Kosovë.

Vrasja ka të ngjarë të rrisë tensionet në Kosovë mes përpjekjeve për të normalizuar lidhjet midis armiqve të mëparshëm. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, por Beogradi ka refuzuar të njohë ndarjen. Rreth 10,000 vetë vdiqën gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë e cila përfundoi pasi NATO bombardoi Serbinë për 78 ditë në vitin 1999. Tiranapost.al E.B