• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Vranë me armë kalimtarin gjatë sherrit, dalin në gjyq 5 të akuzuarit në Kavajë


    Lihen në burg pesë të arrestuarit për vrasjen e ndodhur në 4 korrik në Kavajë. Në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Kavajës u vendos, Marjus Aliu, 31 vjeç, Ardian Dedej, 43 vjeç, Eraldo Hyka, 22 vjeç, Qazim Merkja, 25 vjeç, të akuzuar për vrasje. Në burg u la dhe Agron Kollçaku, 39 vjeç i cili nuk kallëzoi për krimin, ndërsa Denis Aliu, 33 vjeç, është në kërkim.

    Sipas hetimeve, Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja janë konfliktuar me vëllezërit Marjus Aliu dhe Denis Aliu, ndërsa kishin vendosur të takoheshin për të vendosur paqe. Sherri degjeneroi deri në përdorimin e armëve, ndërsa nga ngjarja mbeti i vdekur një kalimtar i rastit Ramazan Hasalliu, 52 vjeç.

    Dy vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu mësohet se shkuan atë ditë tek lokali i Dedejve për t’u sqaruar, pasi një ditë më parë ishin zënë për arsye banale.

    Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur se nga cila armë u qitën plumbat që kapën viktimën, ndërsa paraprakisht dyshohen Marjus Aliu dhe Eraldo Hyka./ Tiranapost.al

    5 të arrestuar dhe një në kërkim për ngjarjen në Kavajë

    Kavajë/ Viktima që u vra gjatë përplasjes me armë ishte duke blerë bukë