Aktualitet

Vranë Albertin nga Shqipëria, arrestohen në Milano dy autorët e krimit

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj nga El Salvadori, pasi akuzohen se kanë vrarë shqiptarin Albert Dreni, në 3 korrik të vitit 2016. Të arrestuarit janë midis moshës 20 dhe 21 vjeç dhe konsiderohen përgjegjës bashkë me persona të tjerë tashmë të arrestuar. Autorët e vrasjes u arrestuan në Milano.

"Corriere della Sera", në një artikull dedikuar kësaj ngjarjeje shkruan se 18 vjeçari shqiptar u sulmua me thikë gjatë një përleshjeje teksa humbi jetën 11 ditë më vonë në agoni. Ai është goditur gabimisht me thikë pasi u fut të mbronte shokun tij nga Amerika Latine i cili u përfshi në një sherr midis dy bandave rivale në Milano të Italisë.

corriere 1

Alberti ishte viktimë e një sulmi nga një bandë prej 15 anëtarësh, ndodhur pranë një tramvaji në Castelbarco. Pavarësisht ai se u dërgua menjëherë në urgjencë, nuk mundi të zgjohej kurrë nga koma cerebrale./Copyright TiranaPost.al