Aktualitet

Votoni demarkacionin që t’iu liberalizojmë vizat! Porositë e Juncker për Kosovën

Presidenti i Komisionit Europian Jean Cloude Juncker doli në një konferencë të përbashkët në krah të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Juncker nuk dha ndonjë datë se kur do vendosej lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës por parashtroi kushtet që vendi duhet të plotësojë.

“Nuk kam ardhur këtu të ligjëroj për demokraci. Jemi të lumtur për përpjekjet e bëra nga Kosova. Por nuk mund t’u themi popullit datën, nuk kemi datë", tha Juncker ndërkohë që shtoi se duhet votuar sa më shpejt demarkacioni me Malin e Zi, çka u shty edhe sot dhe u la për javën tjetër.

“Nuk më kënaq ideja se kosovarët janë të vetmit që s'munden të udhëtojnë lirshëm, ata kanë të drejtë si gjithë të tjerët. Ratifikoni demarkacionin dhe luftoni korrupsionin që të marrim vendim për vizat. BE vlerëson shtetin e së drejtës, Kuvendi duhet të marrë vendimin për Demarkacionin, vetëm kështu do sigurohet liberalizimi i vizave. Data do jetë rrjedhojë pas votimit".

Ndërsa për marrëdhëniet Kosovë- Serbi, Juncker tha: "Marëdhëniet Kosovë Serbi duhet të kalojnë në një fazë tjetër. Duhet të unifikojmë vlerat e BE në gjithë rajonin. Të thellohen reformat për shtetin e së drejtës”.Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/delegacioni-se-ne-kosove-thaci-juncker-konference-te-perbashket/