Politikë

Voltana Ademi sqaron pozicionin e saj në Bashkinë e Shkodrës: Nuk kam përgjegjësi morale

Voltana Ademi sqaron pozicionin e saj në Bashkinë e Shkodrës: Nuk

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, sqaroi pozicionin e saj në Bashki pas përfundimit të mandatit 4-vjeçar dhe pas dorëheqjes së të zgjedhurit nga 30 qershori, Valdrin Pjetrit.

“Shkodra meriton të ketë zgjedhje. Kryetares së Bashkisë së Shkodrës në bazë të Kushtetues i ka mbaruar mandati. Ushtron funksionin e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, për shkak të ligjit për vetë qeverisjen vendore, deri në momentin që ne të kemi zgjedhje dhe duhet të kemi sa më parë për t’iu dhënë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin kryetaren apo kryetarin e Bashkisë, dhe, ky ushtrim i funksionit mbaron atë ditë dhe i përcillet mandatit tjetër me njëherë sapo kjo të sigurohet nga zgjedhjet. Unë kam detyrën për të bërë atë që duhet të bëjë ekzekutivi. Pastaj me pjesën që lidhet me peshën, moralin, përgjegjësinë, besoj se e ka dikush tjetër", tha Ademi në një deklaratë për gazetarët nga zyra e kryebashkiakut.

Lidhur me marrëdhëniet që ka me këshillin bashkiak ajo tha është janë institucionale, ndërsa sipas saj këshilli nuk përfaqëson shkodranët, por vetëm 6 % të tyre./ Tiranapost.al