• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Voltana Ademi me Këshill Bashkiak të Majtë, por pas datës ndryshon edhe vendi i konstituimit


    Një ndryshim vendi gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Nuk do të ndodhë në ambientet e Universitetit Liugj Gurakuqi, por tek Biblioteka e Universitetit të Shkodrës. Ky ndryshim vjen pas protestës që është lajmëruar nga PD në Shkodër. Selia e PD-së në Shkodër i ka kërkuar Rektorit të Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’ Adem Bekteshi ‘’të ruajë paanshmërinë politike të institucionit’’ dhe konstituimin e Këshillit Bashkiak në ambientet e Universitetit në një kohë kur Valdrin Pjetri dha dorëheqjen si kryetar i Bashkisë, PD e quan provokim të Ramës.

    Ky është ndryshimi i dytë që bëhet për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Konstituimi i këtij Këshilli ishte planifikuar që të mbahej në datën 21 gusht, një ditë pasi i përfundon me ligj mandati i kryetares aktuale, Voltana Ademi. Por PS e afroi me dy ditë datën e konstituimit, vendim i cili erdhi pas tërheqjes nga marrja e detyrës të kandidatit fitues, Valdrin Pjetri i cili pretendohet të ketë qenë i dënuar në Itali me burg për trafik droge në vitin 2003, por nuk e kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

    Shkodra do vijojë që të drejtohet nga Voltana Ademi, por me një Këshill Bashkiak me shumicë socialiste. Nuk dihet se çfarë do ndodhë dhe nëse do ketë pjesëmarrje në protestë. / Tiranapost.al. E.B

    Nesër konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, por në vend të mandatit të Valdrin Pjetrit, do miratohet dorëheqja e tij

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690