Botë Te gjitha Tech

Më i vogli në botë, por ndër më të pasurit! Si jetohet në Monaco dhe projekti i fundit i zgjerimit në Mesdhe


Monaco mund të jetë vendi i dytë më i vogël në botë, por është një nga më të pasurit ama. Pothuajse një e treta e banorëve janë milionerë. Monaco është pjesë e rivierës franceze dhe politikat e saj fiskale konsiderohen si të buta, tatimi mbi të ardhurat u shfuqizua në vitin 1869. Vlerësohet se 70% e popullsisë në fakt kanë lindur jashtë vendit, ndërsa vetëm 10 mijë janë vendas, ose siç njihen, Monegasques. Sot, 38 mijë banorë të Monakos jetojnë në më pak se një milje katrorë tokë, një territor më i vogël se Central Park i New York-ut. Kur 40 mijë njerëz të tjerë kalojnë kufijtë nga Franca dhe Italia çdo ditë për të punuar, situata bëhet pak kaotike. Megjithatë, kjo sipërfaqe e vogël duket se do marrë fund. Gjithnjë e më shumë tokë është rikuperuar nga deti. Që nga fillimi i shekullit të 19, Monaco ka fituar shtesë rreth 100 akra, duke përbërë 20% të territorit të saj. Tashmë flitet për një projekt prej 2 miliard dollarësh për të zgjeruar bregdetin e Monakos, me 15 akra të tjerë nga Mesdheu.

Projekti do përfundojë në vitin 2025 dhe thuhet se do përfshijë Portier Cove, pranë vendit legjendar të Monte Carlo, ku James Bond është shfaqur në tre filma aty. Thuhet se sipërfaqja do jetë shtëpia e 1000 banorëve, të cilët do rehatohen në apartamentet luksoze dhe vilat. Hapësira të tjera publike do përfshijë një park të madh, një shëtitore në bregdet dhe një qendër marine të vogël. Ndërsa qeveria e Monakos është duke  mbikëqyrur projektin, financuesit privatë do përballen me koston e ndërtimit dhe fitimin nga shitja e pasurive të paluajtshme. “Të ardhurat për grupin privat nëpërmjet shitjes së apartamenteve dhe shtëpive do  jenë më shumë se 3.5 miliardë euro (4.1 miliardë dollarë),” thotë Jean-Luc Nguyen, drejtor i projektit të zgjerimit urban.

Monako është një nga vendet më të kërkuara në botë dhe rrjedhimisht vendi më i shtrenjtë për të blerë prona. Për 1 milion dollarë mund të blini vetëm 180 metra katrorë, sipas Raportit të Pasurisë ‘Knight Frank 2017’, krahasuar me 280 metra katrorë në Nju Jork ose 32o metra katrorë në Londër. Shumë të famshëm e kanë një shtëpi ne Monako, duke përfshirë kampionin britanik të Formula One, Lewis Hamilton dhe yllin serb të tenisit, Novak Djokoviç.

Portier Cove është projektuar që të përshtatet me lehtësi në peizazhin bregdetar në mënyrë që të përputhet me rrjedhën e ujit pranë bregut. “Ne dëshirojmë t’i japim një formë të lakuar, në mënyrë që të mos jetë pengesë për rrymat detare”, thotë Denis Valode i Valode & Pistre, i cili është pjesë e një ekipi arkitektësh që punojnë për Portier Cove.  Megjithatë, kritikët thonë se ndërtimi në det është kompleks dhe mund të dëmtojë jetën detare.

Por aktorët kryesorë të përfshirë në krijimin e këtij rrethi ekologjik nënvizojnë se primarja është mbrojtja e mjedisit. Para ndërtimit, speciet bimore të mbrojtura u zhvendosën në rezervat detare aty pranë. Sipas Bouygues Travaux Publics, kompania franceze që udhëheq ndërtimin, cilësia e ujit po monitorohet rigorozisht nga një ekip ekspertësh të pavarur shkencorë.

Bouygues planifikon të instalojë një shumëllojshmëri të gjerë të habitateve artificiale në korridoret ekologjike vertikale dhe horizontale. Sipas Nguyen, kjo është ajo që e dallon rrethin ekologjik të Monakos nga projektet e tjera në det të hapur në mbarë botën. “Ne nuk kemi parë ndonjë projekt tjetër me këtë lloj reflektimi (mjedisor),” thotë Nguyen.

Valode thotë se plani është të instalojë një peizazh mesdhetar me pisha dhe bimë të tjera për të dhënë ndjesinë se ndërtesat janë bërë në një mjedis tërësisht natyror. Ballkonet e mëdha do të bëjnë të mundur që në verë të jetë freskët dhe në dimër të jetë ngrohtë.  Shtuar kësaj, 40% e nevojave energjetike do sigurohen nga panelet diellore dhe pompat që do përdorin ujin e detit për të ngrohur dhe për të ftohur ndërtesat. Çdo apartament do përfshijë mbi 4,300 metra katrorë, ndërsa shtëpitë e mëdha private me rreth 11,000 metra katrorë. CNN/Tiranapost.al E.B

Monako është një shtet i vogël i pavarur në bregdetin mesdhetar të Francës, i njohur për kazinotë, portin me yachte luksoze, klubet, hotelet, restorante dhe lagjen e famshme Monte Carlo. 

The extension will be protected by a concrete seawall.

Valode hopes Portier Cove will not only be a place of residence, but a place of life.

An aerial view of Monaco harbor.