Showbiz

Vogëlushët nisën klasën e parë me lule dhe shtrëngime pas prindërve

Vogëlushët nisën klasën e parë me lule dhe

Shkolla nisi sot për të gjithë, por nëse për disa është një vit i ri shkollor për ca të tjerë është e para herë. Dhe emocionet janë më të mëdha për ta e për prindërit e tyre.

https://www.instagram.com/p/Bn0co_ohWej/?taken-by=inisgjoni

[caption id="attachment_275128" align="aligncenter" width="917"](Inis, Ingrit, motra dhe tyre dhe fëmijët në ditën e parë të shkollës, foto nga Instagrami)[/caption]

U rrit Coco e Inis Gjonit. Sot e veshi mami bukur si përherë, i vuri edhe kordele në kokë, përgatiti lulet e bukura për mësuesen dhe gati për në shkollë. As nuk u vrenjt e as nuk u mërzit që po nis një rrugë të re. Ajo duket e magjepsur pas luleve të bukura që do t`i dhurojë mësueses.

[caption id="attachment_275127" align="aligncenter" width="1392"](Inis Gjoni motra e saj dhe fëmijët në ditën e parë të shkollës, foto nga Instagrami)[/caption]

Dhe bashkë me të e nisi shkollën edhe kushëriri moshatar Paridi, djali i Ingrit Gjonit.

[caption id="attachment_275129" align="aligncenter" width="459"](Vajza e Orgesa Zaimit, Bora me të atin, foto nga Instastory)[/caption]

Kurse Bora e Orgesa Zaimit mezi u shkëput nga krahët e babit. Ose mbase babi mezi e lëshoi nga krahët e tij.

[caption id="attachment_275130" align="aligncenter" width="1194"](Nora, Blendi, Aron dhe Ambla Klosi në ditën e parë të shkollës, foto nga Instagrami)[/caption]

Njësoj siç edhe Ambla, vajza e Nora dhe Blendi Klosit. Në foton familjare që shkrepën para shkollës vajza e babit nuk zbriti nga krahët e tij. Ama çantën po e mbante vetë mbi supe.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.