Aktualitet

Vodhën prona me vlerë 500 mijë euro. Çifti nga Tirana arratisen në Amerikë

Vodhën prona me vlerë 500 mijë euro. Çifti nga Tirana

Bëhet fjalë për çiftin Bashkim dhe Fiqirete Çala  ndaj të cilëve janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë; Me anë të mashtrimit  kanë vjedhur prona me vlerë 500 mijë euro.  Prokuroria në Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj çiftit Çala me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, por besohet se ata janë arratisur drejt Amerikës. Përmes një njoftimi Prokuroria sqaron:

"Kjo përbën një rrethanë të veçantë duke pasur parasysh nenin 230 te Kodit te Procedurës Penale ku një person pavarësisht moshës duhet të futet ne kushte burgimi, pasi eshte nje mashtrues dhe rrezikon pronën e shume shtetasve duke qenë jashtë, pasi ai mashtron persona te ndryshëm. Ne këtë procedim janë disa persona te dëmtuar dhe viktima të familjes Çala".

Njoftimi i plotë:

Njoftimi i Prokurorisë

1.Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit:  Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padenuar, per vepren penale te “Mashtrim me pasoja te renda i kryer ne bashkepunim”, te parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

2.Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues ne Tirane, i padenuar, per vepren penale te “Mashtrim me pasoja te renda i kryer ne bashkepunim”, te parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal./ Tiranapost.al.