Aktualitet

Vodhën 15 mln lekë në “Al Petrol”, arrestohet magazinieri, proçedohen penalisht 4 roje

Magazinieri i kompanisë "Al Petrol" është arrestuar, ndërsa katër rojet po procedohen penalisht sepse kanë marrë një shumë prej 15 milionë lekësh nga ndërmarrja.

Në pranga ka rënë shtetasi Shpëtim Ramaj, 48 vjeç, banues në lagjen “Apollonia” Fier, me detyrë magazinier në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”.

U proçeduan penalisht në gjendje të lirë:

-S.M, 44 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.

-M.R, 56 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, Fier.

-Sh.K, 62 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.

-F.C, 47 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier.

Të katërt me detyrë roje në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”.

të pestë këta akuzohen për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”./ Copyright Tiranapost.al