Aktualitet

Vlorë/ Ndërron jetë pronari i lokalit që u qëllua bashkë me djalin dhe nipin

Vlorë/ Ndërron jetë pronari i lokalit që u qëllua

Ndërroi jetë gjatë mesnatës pronari i lokalit, Arben Brahimaj, pas përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Sipas raportimeve, biznesmeni vlonjate nuk arriti t’u shpëtonte plagëve të marra, ndërsa mësohet se kishte marrë 6 plumba, disa prej të cilave në kraharor.

52-vjeçari mësohet se kishte dhe një tjetër biznesi në qendër të Vlorës. Ndërkohë që të plagosur lehtë mbetën dhe djali i tij Brikelo Brahimaj, 18 vjeç dhe nipi i tij Olsi Beqiri.

Autorët e identifikuar me iniciale SH.L dhe E.XH janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit dhe më pas fizikisht.

Dy të kërkuarit raportohet se më pas morën armët nga makina e tyre parkuar jashtë lokalit, një kallashnikov dhe një pistoletë, me të cilat qëlluan drejt tyre./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/video-plagoset-pronari-i-lokalit-ne-plazhin-e-vlores-plumbat-kapin-dhe-te-birin/

http://www.tiranapost.al/deshmitari-tregon-momentin-kur-ndodhi-ngjarja-ne-plazhin-e-vlores-u-shtrime-te-gjithe-barkas/