• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Vlorë/ Konflikti që çoi në vrasjen e pronarit të lokalit nisi për një kalë


    Kali ishte molla e sherrit që e ktheu në tragjedi përplasjen e djeshme në një nga lokalet në plazhin e Vlorës mes pronarit dhe 4 personave të tjerë.

    Sipas raportimeve të mediave informative, konflikti nisi pasi një prej personave të përfshirë në ngjarje kaloi me kalë mes plazhistëve, zonë e cila administrohej nga viktima, Arben Beqiraj dhe djali i tij adoleshent, Ergest.

    Ata janë konfliktuar fizikisht me personin që po kalëronte, i cili pasi u largua nga zona u kthye me katër persona të tjerë Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan.

    Dy prej tyre janë afruar pranë Beqirajve për të diskutuar por debati është përshkallëzuar dhe autorët kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqirajt dhe kushëririt të tyre.

    I kërkuari kryesor është Eduart Xhezo, i cili është i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është akuzuar më parë për një sërë veprash penale. Ai ka qenë i dënuar me 9 vite burg për “vrasje të mbetur në tentativë”, ndërsa është ndaluar disa herë për armëmbajtje pa leje.

    Pronari i lokalit ndërroi jetë gjatë mesnatës, ndërsa kishte marrë 6 plumba në trup, ndërsa djali i tij është plagosur lehtë./ Tiranapost.al

    Vlorë/ Ndërron jetë pronari i lokalit që u qëllua bashkë me djalin dhe nipin