SPORT

Vllaznia shkëlqen ndaj Tiranës

Nuk ka qetësi për Tiranën e cila pëson humbjen e rradhës në kampionat. Këtë herë është Vllaznia e cila e mund në shtëpi 1-2 me shkodranët që afrohen edhe më shumë me zonën e Europës.

Të vetmet lajme pozitive për bardheblutë ishin gjetja e golit nga sulmuesi Cise dhe rikthimi në fushë i kapitenit Erando Karabeci, i cili bëri ndeshjen e parë pas një mungese prej 4 muajsh për shkak dëmtimi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola në një barazim 0-0, pak raste për shënim dhe një lojë e kujdesshme nga të dyka skuadrat.

Pjesa e dytë nisi me një penallti në favor të shkodranëve të cilën e ktheu në gol Gocaj. Goditësi i rregullt i penalltive, Bakaj nuk preferoi të godiste penalltinë ndaj skuadrës së zemrës.

11 minuta nga fundi barazoi Cise për Tiranën dhe u duk se ajo ndeshje po shkonte drejt barazimit por ishte një gol i cili nuk i shërbeu vendasve të cilët u ndëshkuan me Gurishtën në minutën e 82-të.

Mbrojtësi erdhi nga stoli duke sjellë ndoshta tri pikët më me vlerë për Vllazninë që ndoshta bashkë më Luftëtarin do të diskutojnë vendin e 4-t deri në fund të kampionatit.