Aktualitet

Vlahutin: Drejtësia e re s'ka kthim pas. Jini të duruar, ndryshimi do vijë

"Me asistencën e EURALIUS, BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë për të drejtat e njeriut, por edhe luftën kundër korrupsionit në vend për të bërë Shqipërinë një vend me të drejta të barabarta për të gjithë. Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim. Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen", tha vlahutin.

Këtë ambasadorja Vlahutin në Pallatin e Kongreseve është prezantuar nisja e projektit EURALIUS V, që synon konsolidimin e sistemit shqiptar të drejtësisë. Të pranishëm kanë qenë ambasadorja Romana Vlahutin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Christian Lange nga Ministria Federale Gjermane e Drejtësisë.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.