Aktualitet

‘Vjosana’ e filmit shqiptar rrëfen historinë e vërtetë të dashurisë me bashkëshortin zviceran

‘Vjosana’ e filmit shqiptar rrëfen historinë e

Atë e shoqëroi gjatë emri i rolit të saj të vetëm, i Vjosanës tek filmi “Eja”, por ajo quhet Ermira Zyrakja Lefort. Në një intervistë për Rudinën rrëfeu gjithë jetën e saj pas largimit nga Shqipëria.

Ermira tregoi se mori një bursë studimi për në Holandë si pianiste, por në tre koncerte e para që bëri në Gjenevë të Zvicrës njohu dashurinë e jetës.

“Pasi mbarova koncertin, si gjithë admiruesit që më afroheshin më uronin suksese dhe më përshëndetnin, ishte edhe një më i shpejti. Ai më tha urime dhe kur do takohemi të flasim pak për Shqipërinë. Një ftesë të tillë nuk munda ta refuzoja”, tregoi Ermira.

Ajo doli me Fransua Lefort në atë kohë asistent profesor në gjenetikën molekulare, sot zv. president i Kantonit të Gjenevës. “U habita nga informacioni që kishte për Shqipërinë, për Ilirët. Më tha se kishte dëgjuar Radio Tiranën në frëngjisht. Ishte kurioz dhe i mahnitur se si një vend i mbyllur si Shqipëria ishte njohës kaq i mirë i gjuhës frënge”, tregoi Ermira.

Por të dashurohej me të e bëri fjalia që ai i tha: “Unë do vij ku do shkoni juve. Me aq sa kemi folur të njoha dhe mendjen dhe shpirtin”. Megjithatë Ermira nuk u largua në Holandë, rrëfen se u tregua praktike. Qëndroi në Zvicër, edhe gjuhën e dinte dhe kështu e ndërtoi aty jetën e saj.

[caption id="attachment_469037" align="aligncenter" width="752"] Ermira me familjen, foto nga Rudina, Tv Klan[/caption]

Sot është pedagoge e pianos, shumë e sukseshme në karrierën e saj dhe njëherësh nënë e dy vajzave që dinë mirë shqip.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan