• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Vjosa Osmani i thotë “Po” Albin Kurtit. Koalicion VV-LDK


    Vjosa Osmani ka pranuar ofertën e Albin Kurtit për të bashkëqeverisur vendin e Kosovës. Kandidatja e LDK-së iu drejtua qytetarëve përmes një postimi në Facebook shkroi se, koalicionin VV-LDK e presin sfida dhe se do të punojnë në interes të qytetarëve.

    Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

    Të dashur qytetarë të vendit tim,

    Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

    Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

    Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.

    Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!/ Tiranapost.al

    Albin Kurti: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në do të shkojmë sërish në zgjedhje

    Përfundon brenda 2 ditëve numërimi i votave. Vetëvendosja e Albin Kurtit shpallet fituese

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]