Kryesore Moti Te gjitha

Vjeshta po jep shenjat e para, bien sërish temperaturat


Mëngjesi dhe paraditja karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat bregdetare ndërsa moti kryesisht i kthjellët, mbetet dominant në zonat e ulëta dhe ato malore. Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe mëngjesin e së hënës priten shira në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten në vlerat 3-24°C.

Era do vijojë mesatare me shpejtësi deri 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në det gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *