Tech

Vjen zgjidhja për ata që natën e kalojnë në WhatsApp

Vjen zgjidhja për ata që natën e kalojnë në WhatsApp

Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve, WhatsApp nuk do presin më gjatë dhe as nuk do shqetësohen më nga drita e fortë e fushës së chatit, pasi së shpejti do të lancohet modalitetit i errët, ose i natës.

Po punohet aktualisht për ndryshimin e madh, para se përdoruesit të njoftohen të bëjnë update. Kjo risi bën që përdoruesit të aktivizojnë modalitetin e natës, ku mund të chatojnë me sfondin e zi, pa i vrarë sytë, pa dashur të ulësh gjithë dritën e ekranit dhe pa harxhuar shumë bateri të telefonit.

Faqja e lajmeve teknologjike WABetaInfo tregon se risia është në fazën e fundit të testimit para lancimit, edhe pse nuk ka një datë zyrtare kur do ndodhë. Por disa përdorues kanë treguar se u ka ndodhur tashmë në telefonët e tyre, ndoshta për shkak edhe të provave që po bëhen.

Modaliteti i errët do të jetë në dispozicion për iOS dhe telefonët Androidë./ Tiranapost.al. 

ANKARA, TURKEY - DECEMBER 10: WhatsApp logo is seen displayed on a smart phone screen in this illustration photo taken in Ankara, Turkey on December 10, 2019. (Photo by Ali Balikci/Anadolu Agency/Getty Images)