Lajme nga Bota

Vjen fondi i parë për rindërtimin e Notre-Dame. Ky është njeriu që sapo dhuroi 100 milionë euro

Vjen fondi i parë për rindërtimin e Notre-Dame. Ky

Në orët e vona të mbrëmjes presidenti Macron u premtoi popullit francez se Dama e Parisit do të rindërtohet dhe u bëri apel njerëzve nga gjithë bota që të dhurojnë fonde. I pari që ka reaguar dhe është ofruar është miliarderi francez Francois-Henri Panault, themeluesi i grupit Kering, që zotëron shtëpitë e modës Gucci dhe Yves Saint Laurent. Ai tha se do të dhurojë 100 milionë euro vetëm që katedralja të rindërtohet.

56 vjeçari është i pari që reagoi pas apelit të Macron. Zjarri shkatërroi një pjsë të madhe të trashëgimisë botërore, të katedrales 850 vjeçare Notre Dame, me stilin unik gotik, edhe pse fatmirësisht dy kullat nuk u dëmtuan dhe flakët janë nën kontroll. Rreth 400 zjarrfikëse u përballën me flakët dhe një prej zjarrfikësve u lëndua. Prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimin, ndonëse dyshimet janë se zjarri ka ndodhur për shkak të ndonjë shkëndije elektrike pasi aty po bëheshin restaurime/Financial Times/ Tiranapost.al. E.B

Image result for Henri Pinault

http://www.tiranapost.al/video-pas-nente-oresh-situata-ne-kontroll-macron-francezeve-do-e-rindertojme-katedralen-se-eshte-historia-jone/