Aktualitet Te gjitha

Vizita e parë e Elva Margaritit në Kosovë si ministre e Kulturës: Së shpejti fond të përbashkët për projektet


Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndodhej në Kosovë, në vizitën e parë si ministre e Kulturës e ftuar nga homologu Kujtim Gashi. Gjatë takimit të tyre ku ishin pjesë edhe delegatët e dy vendeve, ministri Gashi u shpreh i kënaqur me realizimin e këtij takimi në kryeqytetin historik të kulturës dhe të trashëgimisë, në Prizren, nga ku njoftoi edhe për një projekt me fond të përbashkët.

Edhe Kosova edhe Shqipëria do kenë një fond të përbashkët ku institucionet e kulturës të kenë mjete të mjaftueshme për realizimin e projekteve, dhe ky fond të jenë në vazhdimësi në shërbim të komunitetit artistik’, tha Gashi e ndërsa ministrja Margariti theksoi se ky bashkëpunim është vazhdim i një pune të filluar më përpara.

“Ky është vetëm një institucionalizim, një marrëveshje që krijon një kornizë formale por përtej kësaj gjithmonë kemi mbështetur të gjithë aktivitetet dhe artistët në të dy shtetet. Jam entuziaste të marrim hapa të rinj që të qojmë përpara projekte të reja siç është ajo e një kalendari akoma edhe më të shtrirë, duke pasur dhe eksperiencën tashmë të kalendarëve të viteve të mëparshme të vazhdojmë të kemi të tjera edhe me shtetet fqinjë”./ Tiranapost.al. E.B

foto galeri

foto galeri