Aktualitet

Viti i Ri do të vijë i ngrohtë

Mos u shqetësoni, Viti i Ri do të vijë siç i ka hije, me diell.

Java e fundit e 2017-ës nuk do të jetë edhe aq e ftohëtë sa ditët që po lëmë pas, përfshirë edhe këtë të sotmen. E gjithë java do të jetë me temeratura mbi 1 gradë celcius. Në mesjavë priten shira të lehtë. Dita e martë do të sjellë një rritje të temperaturave, duke shënuar minimalen 6 gradë dhe maksimalen 15 gradë, ndërsa të mërkurën priten shira, ndërsa temperaturat do të jenë8 gradë minimalja dhe 14 gradë maksimalja.

Të shtunën që vjen nuk do të ketë më shi. Mos u shqetësoni, Viti i Ri do të vijë siç i ka hije, me diell. Edhe temperaturat do të jenë mbi 2 gradë.

Epo le të themi se 2017-a po e mbyll siç duhet për t'ja lënë vendin 2018-ës./ Copyright Tiranapost.al