Aktualitet

Vit i ri, jetë e re. Mos e shaj mamin që po bën punët pas festave

Mos e shaj mamin se ka përveshur mëngët dhe po i bën sërish punët me themel. Po gjithë ai gatim, gjithë ata njerëz, rrëmujëra, duhen sistemuar. Në vend që të rrish në whatsapp me shoqen e ngushtë, duke komentuar mamin, ndihmoje. Shkenca thotë se po vure rendin në shtëpi, ka shumë mundësi të sistemosh mirë e mirë edhe jetën. Do të të ecë viti mbarë. Nuk është rastësi që ndryshimi i kabineteve korrespondon me ndryshimin e sezonit. Kjo korrespondon me dëshirën për t'u përballur me sezonin e ri në një mjedis tjetër.

Duke sistemuar shtëpinë do mbash objektet e tua që i do dhe do hedhësh ato që s`të duhen. S`ke përse të përballesh me to gjatë vitit të ri, nëse nuk i ke më qejf.

Nuk thotë kot mami që po rregullove shtëpinë, jeton e punon më qetë. Ti bëje këtë herë, shikoje si do të të shkojë viti dhe zgjidh ç`do bësh herën tjetër.

Përshtatur nga: donnamoderna

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]