Moti

Vishuni trashë! Temperaturat zbresin me minus gradë

Vishuni trashë! Temperaturat zbresin me minus gradë

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbeten në të gjithë vendin, por më të dukshme në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor ku priten reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të kushteve atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë territorin. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga minus 7 gradë zonat malore deri në 13 gradë bregdeti./ Parashikimi i motit nga Meteoalb/ Tiranapost.al. 

moti 13 shkurt 20`19