Nën lupën e Stela Sallakut

Vishu si Zonja e Parë Melania Trump

Melania Trump është shembulli tipik se si veshja të ndryshon tërësisht pamjen e jashtme duke të transformuar në një njeri krejt tjetër. Nga ajo vajza që vishte vetëm fustane laps me rripa “spaghetti”, xhinse shumë të ngushta dhe dekolte të theksuara, tani është shndërruar në një damë të sofistikuar që stilohet nga dizajneri francez.

[caption id="attachment_255127" align="aligncenter" width="530"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Xixat i ka zëvendësuar me lule, në vend të kostumeve me pantallona slim, tani vesh xhaketë dhe fund, tamam si “New Look” i Dior-it. Vë dhe kapele kur shkon për të takuar Presidentin Macron, madje vishet tërësisht me të bardha siç bënte dhe Diana nëpër takimet e rëndësishme.

[caption id="attachment_255133" align="aligncenter" width="247"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_255134" align="aligncenter" width="299"](Diana, foto nga Pinterest)[/caption]

Në vend të dekolteve të theksuara tani preferon shallin e mëndafshit me dizajn lulesh, tamam si zonjat pariziene.

[caption id="attachment_255125" align="aligncenter" width="470"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Thuajse të gjitha veshjet i rrinë si “lëkurë e dytë” thuhet në dizajn, pra janë krijuar enkas për të dhe format e saj të trupit. Duke filluar nga supet e theksuara, pantallonat me shtrat të lartë, gjatësia e fustaneve është fiks aty ku duhet si dhe mëngët e xhaketave janë deri tek kyçi.

[caption id="attachment_255118" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Edhe pse është zonjë e parë, nuk vishet gjithmonë me kostume si ato që jemi mësuar të shohim rëndom. Preferon dizajnet e reja, madje nuk ka frikë as të eksperimenotjë me ngjyrat vibrante. Pink-u ose roza e ndezur i shkon mjaft mirë me tiparet në grurë.

[caption id="attachment_255116" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Dizajnet florale dhe ato me printe i vesh paradite, dhe përdor thyerje me ngjyrat e ngrohta portokalli, rozë apo të kuqe. Në këtë mënyrë vë theksin tek aksesorët, pa lënë mënjanë fustanin me dizajn pranveror.  

[caption id="attachment_255121" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Mëngët i ka zgjatur deri poshtë bërrylit, si dhe kopsat e këmishave i mbyll deri në fund. Edhe pse fillimisht askush nga dizajnerat nuk pranoi ta vishte Melaninë, epo përveç Stefano Gabbanës, tani besoj janë penduar. Ndryshimi në gardërobën e saj është shumë i dukshëm, por a është i përkohshëm apo i përhershëm, këtë nuk mund ta dimë./Tiranapost.al   

[caption id="attachment_255148" align="aligncenter" width="450"](Melania me Dolce&Gabbana. Foto nga Pinterest)[/caption]