Nën lupën e Stela SallakutLifestyleBukuriModëPersonazhTe gjithaTIP top

Vishu si princesha Mary e Danimarkës


Princesha Mary e Danimarkës (Mary Elizabeth Donaldson) nuk është aspak pasardhëse e ndonjë familjeje mbretërore, përkundrazi. Ka lindur në Australi në një familje të thjeshtë ku i ati ishte professor matematike ndërsa e ema asistente e zv. Këshilltarit të Universitetit të Tazmanisë. Ja që Princi Frederic i Danimarkës u dashurua me të në vitin 2000 kur po vizitonte Australinë, katër vite më vonë u martuan. Çifti ka katër fëmijë, Princin Christian, Princ Vincent, Princesha Josephine  dhe Princesha Isabella.


Princesha Mary nuk i shpëtoi radarëve të kritikëve të modës, saqë në vitin 2015 i mori titullin “mbretëresha e stilit” Dukeshës së Cambridge, Kate Middleton. Sipas glamradar.com titullin e mori pas veshjes me Rock stud te Valentinos dhe gjithçka tjetër nga Max Mara.

Stilin e saj mund ta përkufizojmë si femërore, të sofistikuar, modern dhe elegante pa u ekzagjeruar me detaje.

(Princesha Mary e Danimarkës, foto nga google.com)

Gjatë vizitës së saj në Francë, princesha Mary takoi zonjën e parë, Brigitte Macron. Me siguri kanë komplimentuar njëra-tjetrën për stilin sepse të dyja kanë shumë shije në zgjedhjet e firmave të veshjeve.

(Princesha Mary e Danimarkës, foto nga google.com)

Ky fustani me tre copa të ndryshme ndërthurur në një, është një nga veshjet që më pëlqen më shumë. Edhe pse nuk ka detaje të ngarkuara, fustani i leshtë me rripin velvet ka një sharm britanik, do thoja.

(Princesha Mary e Danimarkës, foto nga google.com)

Përveç se vishet plot shije, Mary, nuk i lë pasdore as trendet e reja si tartan dhe kuadratet. Xhaketa të sjell ndërmend veshjet e hipizmit, me çizme të gjata dhe kapele të rrumbullakët. Por kombinuar me këmishën me gjysmëgolf dhe flutura, bëhet e përshtatshme për përditshmëri.

(Princesha Mary e Danimarkës, foto nga google.com)

Shumica e familjeve mbretërore këtë nuancë të pastelit blu e kanë të preferuar për pallto, kapele apo kostume. Sipas spektrit të ngjyrave thuhet se “powder blue” është nuaca e pastërtisë, qetësisë, elegancës, pozitivitetit, sharmit dhe bukurisë. Detaji asimetrik i mbylljes e bën të veçantë nga dizajnet e tjera./Tiranapost.al

(Princesha Mary e Danimarkës, foto nga google.com)

 

 

 

 

 

 

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane