Nën lupën e Stela Sallakut

Vishu si Princesha Caroline, vajza e Grace Kelly-t

Vishu si Princesha Caroline, vajza e Grace Kelly-t

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Princesha Caroline i ka ngjarë shumë të ëmës, aktores Grace Kelly. Që nga mënyra se si qëndron, si i kryqëzon duart me dorashkat lëkurë, se si pozon para bliceve, e deri tek veshja. Në fakt stili që preferon i afrohet atij të viteve `30, ku fustanet ishin të derdhur poshtë belit, me rripa të hollë dhe shall krahëve.

[caption id="attachment_280811" align="aligncenter" width="1202"](Foto nga Google)[/caption]

Di shumë mirë ta balancojë veshjen, mes sportives, casual, glamour dhe shik. Edhe pse është 61 vjeç nuk ka frikë të dalë në rrugë me atlete, pantallona të bardha dhe pardesy camel treçerekshe. Në fund të fundit, nuk është e thënë të mbash stiletto gjithë ditën, vetëm se je princeshë.

[caption id="attachment_280784" align="aligncenter" width="634"](Foto nga Google)[/caption]

Madje Lady Diana vishte edhe xhinse, atlete me xhaketë me kuadrate, golf dhe pantallona me bel të lartë. Sigurisht që nëpër takime dhe evente, kur i duhej të vishej me fustane të gjatë ose kostume zyrtare, nuk e bënte fjalën dysh.

[caption id="attachment_280810" align="aligncenter" width="2000"](Foto nga Google)[/caption]

Miku i saj, Karl Lagerfeld, ka pasur ndikim tek stili dhe veshjet e saj. Kjo duket tek kombinimet mes të bardhës dhe të zezës, nuancave rozë pastel, kostumeve “tweed”, që mbahen si ikona e markës Chanel, si dhe fustanet me copa të detajuara.

[caption id="attachment_280804" align="aligncenter" width="860"](Foto nga Google)[/caption]

Princesha Caroline ka edhe më shumë stil se vajzat e saj Charlotte dhe Beatrice, të cilat preferojnë fustane velvet në nuanca të errëta.

[caption id="attachment_280798" align="aligncenter" width="640"](Foto nga Google)[/caption]

Fustani, modeli i flokëve, shalli dhe bizhuteritë janë frymëzuar nga vitet `20, madje më ngjajnë me dizajnet e Jeanne Lanvin, themeluesen e shtëpisë Pariziene të modës. Asokohe fustanet bëheshin me dantella ose tyl, por dhe me mëndafsh. Dantellat konsideroheshin si copa më luksoze, meqë ishin të rralla për t`u gjetur. Sot preferojmë mëndafshin, sepse është pak më elegante se sa një tyl i qëndisur me lule.

[caption id="attachment_280829" align="aligncenter" width="570"](Dizajn i Jeanne Lanvin, 1900-1920. Foto nga Google)[/caption]

Asaj i kanë pëlqyer gjithmonë këmishat e bardha, me rruaza në qafë, dhe shall, kur i duhet pak më tepër mbulim. Asnjëherë në ato dizajnet e zakonshme që i veshin të gjithë, por me mëngë të theksuara, jakë të lartë dhe pa kopsa./Tiranapost.al

[caption id="attachment_280788" align="aligncenter" width="600"](Foto nga Google)[/caption]