• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Të gjitha TIP top

    Vishu si Grace Kelly, princesha që sot do bënte 90 vjeç


    (Foto nga Pinterest)

    Grace është një ndër aktoret më të bukura të Hollywood-it të viteve `40 -`50. Me flokët e artë e sytë blu, asaj i shkonte thuajse çdo gjë që vishte. Që nga pantallonat ngjyrë mjaltë kombinuar me këmishën e mëndafshit e deri tek kostumet e leshta gri.

    (Foto nga Pinterest)

    Ndër veshjet e saj më të preferuara ishin dizajnet e Dior, xhaketat me bel të theksuar, mëngë deri poshtë bërrylit të cilat lejonin të tregonte byzylykët me perla. Dorashkat ishin të shkurtra por “statement”, satin ose lëkurë. Flokët e valëzuar i priste pak poshtë veshit, ndonjëherë deri tek supet, për të vënë në pah qafën e njëkohësisht jakat.

    (Foto nga Pinterest)

    Modën e fustaneve të mbrëmjes me dy copa e kam parë fillimisht tek Grace, dhe më pas thuajse çdo dy tre sezone përsëriteshin edhe nëpër sfilata. Reem Acra, Zuhair Muhrad, YSL e shumë të tjerë kanë bërë koleksione frymëzuar nga ish-princesha.

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Pinterest)

    Tek Grace Kelly mund të shihni kombinimet më të bukura të këmishës së bardhë me shallin lidhur shkurt rreth fytit. Ndaj dhe e kemi kategorizuar si element i gardërobës kapsulë sepse është një nga trendet që duket bukur çdo sezon.

    (Foto nga Pinterest)

    Qëndrimi, pozat dhe silueta e saj nuk ka frymëzuar vetëm dizajnerat, por dhe editorët e modës së Vogue, Elle, Glamour etj. Kombinimi i këmishës, me pantallona me shtrat të lartë, triko e hedhur krahëve dhe pupa ka qenë një nga veshjet më të përdorura. Edhe pasi u bë princeshë, nuk i zëvendësoi pantallonat dok me kostume të qëndisura me gurë të çmuar, ose shaminë e kokës me kapele të bëra me porosi.

    (Foto nga Pinterest)

    Me perla në qafë dhe me jaka të mbyllura, ajo u quajt gruaja më sharmante që ka jetuar ndonjëherë. Nuk kishte as qerpikë e as vetulla fallto, as make-up me kontur, apo buzë të bëra artificialisht. Ama u martua me një princ, në Monte Carlo./Tiranapost.al

    (Foto nga Pinterest)

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post