Aktualitet

Virusi AH1N1, nuk është grip derri

Virusi AH1N1, nuk është grip derri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar edhe një herë së në Shqipëri nuk ka grip derri. Sipas Manastirliut kemi të bëjmë me një virus sezonal i quajtuar AH1N1, por që nuk është grip derri

“Duhen lexuar më pak portalet. Nuk po qarkullon gripi i derrit që ka qenë 9 vite më parë, por një virus sezonal normal. Gripi cilësohet si i grupit A, me nëngrupin H1N1, por jo grip derri”, tha Manastirliu.

Gjatë një interviste në “Top Talk”, Manastirliu tha se nuk kemi të bëjmë as me epidemi gripi.

“Ekspertët e ISHP-së thonë se nuk jemi në epidemi të gripit, por qarkullim me intensitet mesatar i virusit. Ka 19 000 persona të prekur dhe kjo shifër nuk e bën epidemi. Gjithsesi, po marrim masa paraprake që të mos ketë komplikacione të rrezikshme të gripit”, u shpreh Manastirliu./Tiranapost/A.C