• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP top

    Virna Lisi, gruaja që nuk pranoi kurrë të shkonte në Hollywood për t’u bërë një Marilyn Monroe


    Virna Lisi ishte një nga aktoret më të mira të kinemasë italiane, si dhe gruaja e përkufizuar nga një artikull në revistën “Life” si “shumë e bukur për të qenë e vërtetë” (e vetmja italiane që fitoi një nder të tillë). E admiruar dhe e patur zili nga e gjithë bota, e mikluar për një kohë të gjatë nga Shtetet e Bashkuara që nuk arritën dot kurrë ta shkëputnin me të vërtetë nga prioritetet e saj:  burri i saj Franco Pesci, me të cilin u martua në vitin 1960 dhe djali i saj Corrado, i lindur dy vjet më vonë. Virna ishte ajo divë që i bëri markë të vetën hirin dhe elegancën në vazhdën e Grace Kelly-t, një ikonë e përsosur e finesës.

    Për shkak të frikës së ndarjes nga familja, pikën e vërtetë të referimit të saj, Lisi nuk pranoi të shkonte në Hollywood për të veshur këpucët e Marilyn Monroe-së së re. Asaj, pjesa e kukullës bjonde dhe pak të lehtë thjesht nuk i pëlqente. Siç nuk i pëlqeu ideja për të veshur xhinset e argjendta dhe një paruke për të luajtur Barbarelën, pjesë që më pas shkoi te një tjetër bukuroshe, Jane Fonda.

    Nuk e pati kurrë problem të thoshte “jo” kjo grua e bukur që u bë një ikonë globale falë kopertinës historike të “Esquire” kuruar nga drejtori artistik George Lois, në të cilën pozoi me shkumë rroje e brisk.  Tha aq shumë gjatë karrierës së saj, duke zgjedhur të interpretojë vetëm filma që e bindën me të vërtetë, duke u thënë “jo” shumë të tjerë, ndër to edhe disa burrave të parezistueshëm, si Frank Sinatra, për shembull, i cili ashtu si Hollywood-i u përpoq ta joshë duke e lutur të braktiste burrin për një jetë të re amerikane.

    Virna Lisi ishte ishte ajo lloj gruaje e cila kurrë nuk do të hiqte dorë nga dashuria ose ta sakrifikonte në emër të karrierës, e cila në fakt, me kalimin e viteve, pësoi më shumë se një “stop”, luks që aktorja mund t’ia lejonte vetes duke pasur parasysh talentin e madh. Rolet nuk i munguan kurrë.

    Ajo, gruaja e përkufizuar si “shumë e bukur”, në realitet maskohej e fshihej. Por, e kotë, sepse ata sy të mëdhenj të gjelbër, me mjegullim të mprehtë, ishin në gjendje të magnetizonin vëmendjen e publikut edhe kur, në moshë më të pjekur, ajo u largua nga kinemaja për t’iu përkushtuar kryesisht prodhimeve televizive fiction.

    Lisi u nda nga jeta në 18 dhjetor 2014, në gjumë, e goditur nga kanceri i mushkërive, një vit pas vdekjes së të dashurit të saj Franco, burrit me të cilin jetoi për 53 vjet. I biri preferoi ta përcillte në një ceremoni funerali krejt private, si për të provuar për herë të fundit se megjithë suksesin dhe famën, qendra e vërtetë e botës së Virnës ishte përulësia.

    Është vendosur një çmim në emrin e saj, si njohje e karrierës për aktoret italiane që kanë shkëlqyer jashtë vendit; ndërsa ajo, e lakmuar dhe adhuruar jashtë kufijve të Italisë gjatë gjithë jetës, preferoi vendin e saj. Dhe dashurinë/Tiranapost.al

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690