• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Vipat që sjellin libra në Panair sivjet kanë të gjithë një të përbashkët: diçka personale!


    A jua merrte mendja që Angela Martini mund të shkruajë një libër? Ndoshta edhe mund të ketë paguar një ghost writer, por historia e nënës se saj është historia e saj dhe modelja, që po ta shohësh në Instagram të duket sikur jeton në charter, me charter dhe erdhi për t’u kujdesur për librin dhe po nga me charter-i, mund të shkruajë lart në profilin e saj edhe titulin shkrimtare. Thuhet se është një libër shumë interesant, në qendër të të cilit është një histori të dhimbshme familjare, shkruar me mjaft sinqeritet. Fytyra e bukur e Angelës në kopertinë na bën dyfish kurreshtarë.

    Elia Zaharia, aktorja me titullin zyrtar “princeshë” pritet të shfaqet gjithashtu me emër në kopertinën e librit “Trëndafili i bardhë”. Elia nuk ka bërë ende postim në rrjetet sociale (ndoshta sepse nuk do ta shfaqë kopertinën, pa e pasur ende fizikisht në dorë librin), por ajo që kemi mësuar, (siç edhe lë të kuptohet titulli), është se botimi i kushtohet Mbretëreshës Geraldinë, që në fund të viteve ’30 në shtypin evropian të kohës thirrej “Trëndafili i bardhë i Hungarisë”. Libri thuhet se është një përmbledhje skicash shunë interesante për Mbretëreshën Geraldinë, me anë të të cilave mund ta njohim Elian edhe si piktore, për të cilën ka studiuar në lice përpara se ta njihnim si këngëtare dhe aktore.

    Gazetarja Iva Tiço për herë të parë vjen dhe me libra. Një libër i përkthyer, “Madame Chic” dhe një tjetër, ku shfaqet si autore, janë lajmëruar në rrjetet sociale. Ndërsa prej më shumë se dhjetë ditësh po shfaq librin e parë ku vjen si përkthyese, gazetarja nuk ka dhënë shumë detaje të librit për të cilin ka thënë se “është i pari si autore”. Ne kemi mësuar se ky libër është një përmbledhje tregimesh dhe skicash urbane, të bëra të njohura nën siglën “Blogu i një vajze single ose aty rrotull”, por janë ato që Iva i ka mbajtur në kompjuter, pa i ndarë online krahas shkrimeve të tjera në Tirana Post. Janë historitë e një vajze single, të Tiços, por edhe të shoqeve, që ajo i ka kaluar në vetë të parë, shoqëruar me një kopertinë që mendohet se do të provokojë më shumë me foton sesa me titullin… Brenda pastaj do të qeshni, do kafshoni buzën dhe do gjeni veten e sigurt, sidomos të martuarit.

    Blendi Fevziu është prapë në Panair por jo me historitë e botës, por këtë herë me të familjes se tij. Vjen me diçka personale edhe gazetari Fevziu, që librat siç e ka deklaruar i shkruan në udhëtimet e tij, sa në avion, sa duke pritur një politikan në Rogner, sa para pishinës, dhe sa në aeroporte.

    Kurse Arbana Osmani sjell librin e dytë me receta personale, dhe flet për djalin, partnerin e saj aktual, me të cilin kanë shkëmbyer zemra e foto pafund, që nga dita e parë kur deklaroi se një libër po vinte e deri në shfaqjen e kopertinës së tij.

    Sepse askush nuk e di më mirë sesa personazhet e ekranit: njerëzit kërkojnë diçka personale. Ndaj dhe këtë vit gjenden si asnjëherë tjetër në Panairin e Librit./Tiranapost.al

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post