Aktualitet

Viktima u gjet i hedhur në rrugë, policia dyshon se e kanë vrarë

Viktima u gjet i hedhur në rrugë, policia dyshon se e kanë

Policia jep detaje për 34-vjeçarin Kreshnik Dashaj që u gjet i pajetë në rrugë pranë shtëpisë së tij ditën e sotme, në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës janë dalluar shenja gjaku në kokë dhe shpatull.

Ndërsa konfirmohet se plaga në shpatull e shkaktuar nga një armë zjarri i ka marrë jetën të riut. 34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihej si person me precedent penal.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjen dhe gjetjen e autorit të saj./ Tiranapost.al