Te gjitha Tech

Vijon skandali. Na paskan vlerësuar shëndetin mendor nga postimet në Facebook. Ndërsa Mark na është futur tek inbox-i


Ka akoma për të thënë mbi skandalin që ka përfshirë Facebook, pasi së fundmi u tha se janë vjedhur të dhënat e mbi 85 milion përdoruesve të medias sociale, të cilat të përpunuara nga kompania Cambridge Analytica në bazë të vlerësimeve të shëndetit mendor (duke studiuar postimet, fotot dhe statuset) i ka ekspozuar ndaj reklamave të rreme për ti orientuar më pas drejt zgjedhje amerikane pro Trumpit dhe pro referendumit të Brexit. Por së fundmi del lajmi nga The Guardian se në Facebook ekziston një tool sekret që fshin mesazhet e dërguara nga drejtuesit, direkt nga inbo-xi i përdoruesve.

Për ta kuptuar më mirë, The Guardian e sqaron kështu: Nëse i dërgon një mesazh Mark Zuckerbergut, ai ka një kopje të mesazhit përgjithmonë, por nëse ai të dërgon ty një mesazh, ai mund të futet në inoksin tënd dhe ta zhdukë përgjithmonë mesazhin. Kjo u zbulua nga kompania TechCrunch, pasi u vu re një mospërputhje mes pranimit të mesazheve dhe përmbajtjes aktive brenda inbox-it. Pra, përgjigjet apo pyetjet e dërguara për Mark mbeten në inoks, ndërsa vetë përgjigjet e tij nuk dalin.   Megjithatë, zyrtarë të Facebook thonë se ndryshimi është bërë që në vitin 2014 me justifikimin se mesazhet e drejtuesve duheshin mbrojtur./ Tiranapost.al E.B

Mark Zuckerberg nuk e duroi më presionin pas skandalit me privatësinë në Facebook! Merr një vendim

Zuckerberg: Facebook-ut do i duhen disa vite që të zgjidhë problemet e saj

E ke fshirë ndonjëherë Facebook-un? Ata që e provuan janë ndjerë psikologjikisht kështu

Kemi bërë gabime, më vjen shumë keq! Zuckerberg pranon se janë hakeruar miliona adresa në Facebook